Kryeministri Rama ka preferuar që të jetë sportiv këtë pasdite. I veshur me pantallona të shkurtra, “T-shirt” dhe atlete, pasi ka drekuar në një restorant me prodhime deti, në Rrugën “Ismail Qemali”, vetëm 200 metra larg Kryeministrisë, shefi i qeverisë i shoqëruar nga truprojat, ka preferuar të ecë pak metra në këmbë.
Edhe pse binte shi, Rama vazhdoi të ecte pa çadër, në zonën e ish- Bllokut, ndërkohë që nuk i ka shpëtuar kuriozitetit të qytetarëve.





