Ka nisur pjesa e tretë e seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë pjesë të tretë mungon kryeministri, Edi Rama.

Ky fakt ka shkaktuar përplasje në Kuvend, ku PD-ja ka kërkuar menjëherë ndërprerjen e seancës dhe kthimin e kryeministrit në parlament për të dëgjuar opozitën.

Deputeti i PD-së Alfred Rushaj tha opozita e respektoi detyrimin kushtetues.

Opozita ndenji në seancë dhe dëgjoi lloj-lloj gjërash që vetëm me programin nuk kishin të bënin. Kërkojmë që të ndërpritet seanca, të vijë kryeministri dhe të dëgjojë propozimet e opozitës”, deklaroi Rushaj.

Nga ana tjetër kreu i PD-së Lulzim Basha, të cilit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka pranuar të flasë pa ardhur kryeministri në sallë.