Në një ceremoni të veçantë është prezantuar këtë të hënë në Romë, nisja e edicionit të ri të garës çiklistike “Giro d’Italia”, e cila këtë vit do të nisë nga Shqipëria.
Edi Rama: Është privilegj të jesh këtu dhe të jesh pjesë e kësaj eksperience që bashkon Italinë me Shqipërinë. Ishte e vështirë që të negocionim me Zotin Cairo. Sporti italian është i veçantë për Shqipërinë. Gëzoheshim dhe festonim pa e parë vetëm nëpërmjet radios. Ishte atmosferë e thellë. Sporti italian na ka ndihmuar të kuptonim që nga ana tjetër e detit kishte një jetë tjetër. Sot jemi këtu për të festuar një moment të veçantë. Tani është si përrallë po të mendosh se si ishim 36 vite më parë”.
Ndërsa Urbano Cairo, pronari i “RCS Sport” që zotëron të drejtat e “Giro d’Italia”, vlerësoi këtë bashkëpunim si të frytshëm për Shqipërinë, por edhe për vetë garën sportive.
Urbano Cairo: Është një vendim win-win për të dy palët. Shqipëria është rritur shumë ekonomikisht. Vetëm vitin e fundit është rriturr me 4%. Shqipëria ka turizmin si një industri kryesore për zhvillim. Vendi tërheq shumë turistë. Kësaj do t’i shërbejë edhe “Giro d’Italia”.
“Giro d’Italia” është një nga 3 garat më të rëndësishme të çiklizmit në botë bashkë me Vuelta të Spanjës dhe Tour De Francë. Në Shqipëri do të garohet për 3 etapat e para që do të prekin Tiranën, Durrësin dhe Vlorën nga 9 deri më 11 Maj, ndërsa gjatë 1 jave do të jenë të pranishëm rreth 3 mijë persona sportistë dhe staf mbështetës.
Edicioni 2025 i “Giro d’Italia” pritet të transmetohet live në 200 vende të botës me një shikueshmëri prej rreth 700 milionë personash.