Mëngjesin e kësaj të mërkure kyeministri Edi Rama ka shkuar në ambientet e selisë së Partisë Socialiste, ku do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat.

Nuk dihet ndonjë detaj më shumë, ndërsa duhet theksuar se në takimet e mëhershme mes socialistëve në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

Megjithatë, të paktën në tre javët e fundit, kreu i qeverisë ka qenë mjaft aktiv me postimet në rrjetet sociale sa i takon protestës qytetare që zhvillohet në kryeqytet prej 24 ditësh tashmë.