Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar turin e falenderimeve pas zgjedhjeve të 14 majit dhe pasditen e sotme është ndalur në Kukës.

Ai nuk i ka kursyer ironitë ndaj opozitës, e cila arriti të fitonte vetëm në 7 bashki.

Rama: Nuk dua ta ul vlerën e fitores së Kukësit, por dua të them që kemi hyrë në një  fazë të re të historirë ku të gjitha rrugët të çojnë në Tropojë. Këta të Tropojës duan të dalin fare nga kufijtë, duan të shkojnë në Plavë, Guci…

Megjithatë në njëfarë mënyre këto lloj hallesh dhe problemesh paçim sepse janë më të ëmbla dhe më energjizuese, sesa problemet që kanë ata që dolën ashtu si dolën.

Rama deklaroi se në Tropojë kanë vendosur të bëjnë një falenderim të veçatë.

Rama: Duhet të jemi realist dhe ne të parët ta kuptojmë shumë qartë se  çfarë është kjo që ka ndodhur dhe mos i japim vetes një vetëkënaqësi larg qoftë, apo edh emerita që nuk i kemi. Këtu ka pasur disa faktorë që nuk kanë pasur të bëjnë dopmosdoshmërisht me  çfarë kemi bërë ne, por edhe me situatën e sotme politike.

Rama shtoi se organizimi i PS-së në zgjedhje ka qenë i kënaqshëm dhe kanë punuar shumë mirë organizatat, aktivistët dhe patronazhistët të cilët i falenderoi.