Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e sigurisë që po organizohet në Bratislavë të Sllovakisë ditën e sotme.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek vendimi i vonuar për të çelur bisedimet për anëtarësim teksa tha se kjo ka ndodhur si pasojë e situatave në vende të caktuara të BE-së.

Ai thekson se Komisioni Europian duhet të jetë i drejtpërdrejtë me Shqipërinë për sa i përket çështjes së anëtarësimit, pas sipas tij “nuk po vrapojmë që të bëhemi vende anëtare të BE-së”.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka ardhur koha që tashmë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të ketë marrëdhënie të re dhe të hapet një shteg bashkëpunimi sa i përket fondeve.

“Ajo që kemi kaluar derisa çelëm bisedimet për anëtarësim ishte një proces neurotik sepse ishte e qartë që ndërkohë që ishim të gatshëm të nisnim bisedimet për anëtarësim kishte një palë zgjedhje në një vend, kishte një lëvizje kërcënuese populiste në një vend tjetër. Në vend që të çelnim bisedimet për anëtarësim ashtu siç rekomandonte Komisioni Europian dhe KE është makineria më e jashtëzakonshme që ka krijuar njerëzimi për të kontrolluar çdo hollësi dhe për të të çmendur me çdo hollësi, por për të pasur në fund një realitet të vlerësuar objektivisht.  Ndërkohë që Këshilli Europian ka një logjikë krejt ndryshe. Nuk ka rëndësi nëse ke përmbushur detyrimet e tua, nëse ka zgjedhje në një vend, nuk e merr. Që është në rregull, por ajo që çfarë na është thënë është që duhet të bëni më shumë për korrupsionin, duhet të bëni më shumë për këtë dhe për atë.

Ne kemi bërë atë që duhej të bënim për aq sa ka vlerësuar Komisioni Europian një makineri që punon 24 orë në 7 ditë të javës për të qëmtuar çdo imtësi. Më mirë të na thonë, po jeni shumë mirë, por në këtë moment nuk mund të nisim bashkëbisedim me ju sepse kemi disa probleme tona. Ju përmendet lodhjen nga zgjerimi. Në rregull. Ne nuk po vrapojmë që të bëhemi vende anëtare të BE-së. Jam pjesë e kësaj shkolle vendimi që mendon se kur nuk funksionon me 27 si do të funksionojë me 33 me këtë plus 6 që vjen nga Ballkani, që është më e veçantë. Jam dakord me këtë. Pra le të hapim një bashkëbisedim të qartë për të thënë jo, kjo nuk mund të funksionojë, të gjejmë diçka ndryshe, por ndërkohë duhet të merrni më shumë nga ne dhe duhet të hyjmë në një marrëdhënie të re. Nuk ka rëndësi. Ne jemi mjaft të prirur për ta bërë këtë dhe ta pranojmë që koha që do të jem në tryezën e BE-së për të vendosur veto në bazë të opinionit tonë ballkanik është shumë e largët. Por ajo që nuk duhet të jetë e largët dhe duhet të ndodhë tani është që BE duhet të hapë një shteg të ri bashkëpunimi sa i përket fondeve, në të kundërt nuk do të ketë asnjë të ardhme sa i takon sigurisë së stabilitetit për Ballkanin. Dhe në qoftë se Ballkani flitet për BE-në, kjo është pneumoni”, tha Rama.