Hapen aplikimet për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”.

Njoftimi është dhënë nga ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, ndërsa është postuar dhe nga kryeministri Edi Rama.

REAGIMI

🇦🇱Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”🇬🇷
Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë🔤🇦🇱
📢 Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit👩🏻‍🏫👨‍🏫
📑 Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë🧑🏻‍💻👩🏻‍💻📲
👉🏻 Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit🤝
📌 Aplikimet janë hapura deri në 𝟑𝟎 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒🗓️
Vëllazërisht,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi🇦🇱🤝🇬🇷
ℹ️Për informacione sqaruese shkruani në adresën elektronike: 𝐞𝐦𝐛𝐚𝐬𝐬𝐲.𝐚𝐭𝐡𝐞𝐧𝐬@𝐦𝐟𝐚.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥.
https://www.facebook.com/share/p/MG2ATBxPc2hiHgpX/?mibextid=WC7FNe
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱⭐️