Tiranë, 15 nëntor 2013- Kryeministri Rama njoftoi sot nëpërmjet profilit të tij zyrtar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter se do të ndajë publikisht qëndrimin e tij sa i përket armëve kimike siriane, pasditen e sotme në orën 17:00.

Sot në17.00 do të mbaj publikisht qëndrimin tim mbi cështjen e armëve kimike.

Këtë njoftimin Rama e shpërndau , në një kohë kur para kryeministrisë dhe në sheshet e vendit janë paralajmëruar protesta kundër armëve kimike. Dhjetra persona kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë, duke iu bashkuar grupit të vogël që e gdhiu para godinës në shenjë proteste ndaj armëve kimike.