Kryeministri Edi Rama, përmes postimeve në rrjete sociale, publikon shpesh pamje nga zone turistike malore dhe bregdetare, duke i promovuar kështu jo vetëm për vendasit, por dhe për të gjithë ndëkombëtarët.

Kësaj radhe, ka zgjedhur të ndajë pamje nga plazhi i Spillesë. Krahas videos, kreu i qeverisë e cilëson këtë plazh si një tjetër perlë të bregdetit shqiptar.

Shqipëria e ka çelur sezonin turistik, e ky sezon ka pritshmëri të larta nga ana e qeverisë.