Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit të gjashtë politik Evropian që mbahet në vendin tonë.
Macron u prit me përqafime miqësore dhe shtrëngim duarsh nga kryeministri Edi Rama.
Presidenti francez ishte lideri i fundit evropian që mbërriti në Samit.
Pas mbërritjes së tij në sheshin Skëndërbej, Rama dhe Macron u drejtuan drejt ambientit ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.