Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka publikuar shifrat e turistëve francezë që kanë vizituar Shqipërinë për periudhën Janar-Korrik dhe e ka krahasur atë me një vit më parë.

“38, 915 francezë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari në korrik, dyfish më shumë se sa vitin e kaluar 19, 184”, shkruan Kryeministri Rama.

Krahas mbishkrimit, Kryeministri Rama ka publikuar një artikull të medias franceze “Laurence Delpoux”, që i dedikohet Shqipërisë. Rama shkruan se në reaportazhin e medias framceze “janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri te Përmeti e Gjirokastra”.

“I vërtetë, plot histori, ngjyra, por mbi të gjitha informues dhe frymëzues është ky reportazh i Laurence Delpoux për lexuesit francezë.

Përmes bashkëbisedimeve me aktorë të turizmit shqiptar, janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri tek Përmeti e Gjirokastra”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.