TIRANE, 12 janar 2014  – Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetin social “Facebook”, kartolinën e dërguar nga Presidenti Amerikan, Barack Obama me rastin e ndërrimit të viteve. 
“Kartolina me e bukur e këtij janari erdhi e fundit”. Kështu shkruan kryeministri përkrah fotografisë së kartolinës që është firmosur nga e gjithë familja presidenciale amerikane. 

 “I dashur kryeministër, Jam mirënjohës për bashkëpunimin mes dy vendeve tona dhe ju uroj ju dhe bashkëkomasve tuaj një 2014 të paqtë dhe të begatë”,- thuhet në kartolinën e presidentit të SHBA.