Kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit “Rilindja Urbane 2.0” foli për një fillim të ri të rimëkëmbjes dhe përfundimit të misionit të “Rilindjes Urbane”.
Rama vëren se Rilindja Urbane ka hyrë zyrtarisht në një etapë të re. Ai kujton se pas zgjedhjeve të fundit ka këmbëngulur që 83 mandatet e fituara janë një bekim, teksa shtoi se kjo erdhi për shkak të përgjegjësisë së madhe.
Ai deklaroi se programi i njohur i Rilindjes Urbane e ka kryer funksionin e tij fillestar dhe se ky program shërbeu për të transformuar qytetet dhe sheshet kryesore.
Rama shtoi se sot pritshmëritë e tyre janë shumë më të larta, ndaj duhet kaluar përtej kësaj faze. Ai preku edhe çështjen e papunësisë.
“Programi është një nga instrumentat që adreson këtë fillim të re, duke u nisur nga prezumimi që Rilindja Urbane që nuk njohim ka kryer funksionin e saj. Tani duhet kaluar përtej.
Dhe para se të kaloj në disa nga pikat që kam shënuar, po i kthehem asaj që tha ministrja e lidhur me papunësinë. Të gjitha ato janë të shifra reale, por prapë do të ishte gabim i madh të mendohej që ata i refuzojnë ato shifra, arsye për t’u ndjerë mirë, po përkundrazi që marrin shifrat dhe thonë ‘çfarë pune, kush punon si skllav këtu, të japë 200 euro.
Rilindja Ure ishte dalja nga një fazë e gjatë rrënimi dhe degradimi që ishte kudo. Dhe nëse përmendi kryetarja e bashkësisë së çështjes së shesheve kryesore, nëse sheshi kryesor është fytyra e një qyteti, sheshet kryesore të qyteteve që ishin fytyra e degradimit dhe dorëzimit përpara fatit të çdo qyteti, edhe të sheshit Skënderbej në atë kohë.
Dhe dalja nga degradimi, rikthimi i qytetit si vendi ku njerëzit kanë një jetë të mirë sociale, dhe gjithë çfarë pastaj e përmbledh mozaikun e Rilindjes Urbane me sheshet, rrugët, ndriçimin, shkollat, çerdhet, ujësjellës-kanalizimet se do të vij dhe te kjo çështja. Filluan të besojnë se Shqipëria mund të ishte e bukur jo thjesht nëpër male edhe 100 metra nga bregu kur notoje, se 100 metra e para ishin hall më vete, por mund të ishte e bukur dhe mund të prezantohej bukur kujdo që jetonte ose që hapte për vizitorët”, shtoi ai.





