Kryeministri Edi Rama e krahasoi BE si orë zvicerane, që 40 mijë njerëz prodhojnë rregulla të shumta.

Në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Rama deklaroi se “Shqipëria ka qenë gati që të pushtohet nga amerikanët dhe evropianët, por asnjëri nuk po e bën”.

Sipas Ramës SHBA dhe BE duhet të jenë bashkë, por theksoi se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i fuqishëm qoftë ushtarakisht qoftë ekonomikisht.

“Nëse përgjigjja për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake është të shndërrohemi në një kontinent injorenca, atëherë më mirë të na vijë të na pushtojë dikush.

Shqipëria ka qenë gati që të pushtohet nga amerikanet dhe evropianët, por problemi është se asnjëri nuk do të na pushtojë. Edhe po të na pushtojë i çojmë në Mal të Zi që të argëtohen me ca diell. Evropa duhet të mendojë në dy drejtime, e fuqishme ushtarakisht, por edhe e fuqishme ekonomikisht.

Kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë, BE e udhëheqësve dhe debateve, por edhe një BE tjetër që funksionin si orë zvicerane 24 orë në 7 ditë. 40 mijë njerëz që prodhojnë kushedi sesa rregullore. BE ka më shumë nevojë për ne, sesa në kemi nevojë për BE. Nëse BE duhet të dalë nga këto kriza duhet të bashkohet si Evropë. Amerika pa Evropën është thjesht një ishull, Evropa pa Amerikën është gadishull. Ai ishull dhe ky gadishull duhet të jenë bashkë”, tha kryeministri Rama.