Projekti për ndërtimin e një parku me lodra për fëmijë tek kodrat e Liqenit Artificial në kryeqytet, ka krijuar përplasje mes protestuesve dhe policisë. Por pavarësisht akuzave të ngritura nga Parita Demokratike për këtë projekt, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale ditën e sotme, një video nga projekti i Bashkisë për këtë kënd lojërash.”Ja shiheni vetë për çfarë “proteatojnë” tek Parku i Liqenit!…

Sado e pabesueshme të duket është fatkeqësisht e vërtetë që nën udhëheqjen e Partisë Demokratike,”prtestuesit” duan të pengojnë forcërisht pikërisht këtë që shihni!….”, shkruan kryeministri Rama bashkangjitur videos.