TIRANË, 18 dhjetor 2013 –Kryeministri Edi Rama do të japë qëndrimin e tij mbi vendimin e Bashkimit Europian sot në rrjete sociale. “Sot në 19.30 live tv dhe livestream në FB e Twitter, qëndrimi im për vendimin e djeshëm të BE për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”, shkruan Rama po në këto rrjete sociale.
Dje pasi BE dha qëndrimin për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama nga Azerbajxhani ku ndodhej për vizitë zyrtare reagoi mbi çështjen që Shqipërisë iu shty marrja e statusit.
Rama thekson se BE vlerëson arritjet e qeverisë. “BE: Kompromis mes arritjeve të Shqipërisë dhe ngërcit të brendshëm jashtë Shqipërisë. Vlerësohet lart puna e qeverisë, por vendimi në qershor”, shkruan Rama në "Facebook".
Rama: Sot ora 19.30 në FB e Twitter, qëndrimi për vendimin e BE
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





