Kryeministri Edi Rama, u takua sot me kreytarin e Parlamentit të Greqisë Konstandinos Tasoulas.

Sot është dita e dytë e vizitës së Ramës në Athinë.

Pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, kryetari i parlamentit grek vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

Tasulas përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite.

Rama e falënderoi për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën euroiane të Shqipërisë.