Kryeministri Edi Rama ka treguar pishmanin e fundit të ish-presidentit të Kosovës në shtratit e vdekjes, që ishte njohja e plotë si shtet i pavarur. 

“Miqtë e tij më kanë thënë se gjatë sëmundjes ai kishte vetëm një pishman përballë vdekjes që i afrohej të cilën nuk e shihte fare si problem në kuptimin se ndjehej një njeri në dispozicion të jetës me humanizmin e tij, por edhe në të njëjtën kohë i penguar se nuk ia qitën pikën jashtë, thoshte për njohjen e plotë të Pavarësisë së Kosovës. Ajo pikë tashmë ka dalë jashtë në mënyrë të pakthyeshme, por sfida ndërtimit të plagës së plotë rugoviane mbetet sfidë e hapur”, tha Rama në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”.