Këtë fundjavë kryeministri Edi Rama do të jetë në Pragë të Çekisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë.

Mësohet se kreu i qeverisë pritet të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve.

Ndërkohë edhe sot, ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se konferenca e parë ndërqeveritare pritet të mbahet në vjeshtë, në fund të shtatorit apo fillim të tetorit.

Ndërsa kemi disa vite që procesi ynë integruar është i lidhur me Maqedoninë e Veriut, pritshmëritë janë që në vjeshtë kjo gjë të ndryshojë.

Kujtojmë se procesi integrues i Maqedonisë së Veriut ka mbetur peng i problemeve me Bullgarinë, pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura prej saj.