Një grua me dy vajzat e saj kanë ndërruar jetë pasditen e sotme në Fushë Arrëz.
Sipas burimeve, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fshë-Arrëz të Pukës.
Ngjarja ka ndodhur pasi njëra nga vajzat ka rënë fillimisht në kontakt me energjinë elektrike teksa bënte dush.
E ëma dhe vajza tjetër, janë futur që ta shpëtojnë, por për fat të keq, kanë ndëruar jetë edhe ato të dyja.
Ndërkohë pritet njoftimi i policisë për detaje të tjera.