“Euro Club Index” është kompania që merret me ecurinë e skuadrave europiane në kampionatet respektive, por edhe në arenën ndërkombëtare. Kjo kompani ka bërë rifreskimin e të dhënave për muajin shtator, ndërsa ka nxjerrë në pah se ku pozicionohen klubet shqiptare.

Vendin e parë e mban Skënderbeu, i cili pozicionohet në vendin e 387, kampioni në fuqi i Shqipërisë, ndërsa pas tij renditet Partizani që mban vendin e 432 në renditjen e përgjithshme.

Kukësi dhe Tirana ndodhen pranë njëri-tjetrit, ku distanca është 31 vende, Tirana renditet e 486-a, ndërsa Kukësi i 457-i. Mbyll tabelën Korabi, i cili pozicionohet i 588-i në renditjen e përgjithshme, pra i fundit për Shqipërinë.

Në krye të tabelës qëndron Real Madridi, i ndjekur nga Barcelona dhe Bayern Munich. Këto janë skuadrat që përbëjnë treshen e kreut, ndërsa ndiqen nga Atletico Madrid, PSG dhe Juventus, ku diferenca e pikëve është e konsiderueshme.