Temperaturat e larta dhe era e fortë në zonën e plazhit duket se kanë favorizuar një vatër zjarri pranë rrethrrotullimit tek Ura e Dajlanit, në Durrës.
Siç shihet edhe nga retë e tymit që duken që nga larg, flakët kanë përfshirë një zonë me bimësi. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse që punuan për të vënë flakët nën kontroll.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarr të shkaktuar si pasojë e temperaturave mjaft të larta të këtij fillim korriku, apo për zjarrvënie të qëllimshme.