Pasojat e derbit të Skocisë, Celtic Glasgow – Glasgow Rangers një nga më të flaktët në botë, kanë rezultuar të rënda për skuadrën e ringjitur pas katër vitesh në elitën e futbollit skocez. Në derbin e parë sezonal, në javën e 4-t të Premiership në Skoci, Rangers pësuan një humbje të thellë 5-1, rezultat që nuk është kapërdirë nga tifozët e kësaj skuadre. Sulmuesi i Rangers, Kenny Miller, disa orë pas sfidës së 10 Shtatorit, ndërsa por darkonte me bashkëshorten e tij, Laura, është përfshirë në një zënkë me një tifoze në gjendje të dehur, e cila fillimisht ka nisur t’i ofendojë për atë që ndodhi në fushën e blertë. Nga fjalët, përplasja ka degjeneruar në dhunë fizike, me partneren e 36-vjeçarit që ka marrë plagë në fytyrë. Edhe më i ashpër ka qenë reagimi i Miller, aq sa policia skoceze, pasi mori si provë pamjet filmike, ka lëshuar një urdhër ndalimi për të. Ndaj Kenny Miller, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Celtikut, tani mund të nisë një proces gjyqësor. Telashe serioze për zëvendëskapitenin të Glasgow-t, që përveç humbjes mes rivalët e përjetshëm, duhet të mbyllë llogaritë edhe me drejtësinë për këtë incident aspak të këndshëm.
Reagoi dhunshëm ndaj tifozes, arrestohet Miller i Glasgow
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
EMRAT/ E reja shtatzënë vdiq gjatë transportit për në Tiranë, procedohen penalisht tre mjekë, dyshohet se neglizhuan rastin
Dalin pamjet e rënda kur kamerieri 18 vjeç dhunohet nga 4 persona në Golem (VIDEO)
Alarm në Japoni! Arinjtë “pushtojnë” qytetet, 13 të vdekur dhe mbi 220 të plagosur. Autoritetet po përdorin inteligjencën artificiale për…





