Dega e Partisë Demokratike Durrës ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me përmbytjet e sotme. Sipas saj, përgjegjësia për këtë situatë të krijuar është e Bashkisë Durrës dhe kryetares Emiriana Sako.
Partia Demokratike Dega Durrës:
Durrësi sot është nën ujë! Qyteti ynë është paralizuar nga reshjet, rrugët janë të pakalueshme, bizneset janë përmbytur.
Ndërkohë që qytetarët përballen me këtë katastrofë, Bashkia Durrës dhe kryetarja Emiriana Sako nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese dhe nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për kaosin e krijuar.
Kjo situatë nuk është e papritur, as fatkeqësi natyrore e paevitueshme! Është dështim i paralajmëruar i një administrate komplet të korruptuar.
Vetë kryetarja Sako ka deklaruar më parë se përmbytjet në Durrës janë histori e së shkuarës. Ajo ka mashtruar qytetarët dhe sot po e paguajmë çmimin e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së saj.
Partia Demokratike i kërkon llogari Bashkisë Durrës dhe kryetares Sako :
-Ku janë investimet për infrastrukturën e kanalizimeve që qytetarët i kanë paguar me taksat e tyre?
Përmbytjet e sotme janë pasqyrimi më i qartë i keqqeverisjes dhe papërgjegjshmërisë totale të Bashkisë Durrës dhe Kryetares Sako!
Partia Demokratike qëndron krah qytetarëve dhe kërkon menjëherë transparencë dhe të ndërmerren masa konkrete për menaxhimin e situatës së krijuar.
Durrësi nuk mund të vazhdojë të jetë peng i interesave të Rilindjes me Edi Ramën dhe Emiriana Sakon në krye!