Pas deklaratës për media të Partisë Demokrake, sipas së cilës drejtori i Aluiznit Durrës është plagosur për shkak të pazareve të legalizimeve dhe se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga drejtori i policisë së Durrësit, ka reaguar Flamur Gjuzi. Ai është shprehur se gëzon shëndet të plotë dhe se është në punë.

Policia ka mbërritur në ambientet e Aluizni- t, ku ka marrë në pyetje Gjuzin, i cili ka deklaruar se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur dhe se është sajesë politike.

“Jam shëndoshë e mirë, në punë me stafin tim, më vjen keq që PD ka rënë kaq poshtë e merret me trillime të tilla",- ka thënë Gjuzi.