Real Madrid në sulm për Trent Alexander-Arnold. Kontrata e anësorit të Liverpool skadon në vitin 2025 dhe për momentin nuk ka tratativa për rinovimin e saj. “Los Blancos” e sheh si zëvendësuesin ideal të Dani Carvajal teksa një tjetër faktor plus është edhe fakti që lojtari i kombëtares angleze mbulon disa role në fushë me Jurgen Klopp që e ka provuar 25-vjeçarin edhe në rolin e mesfushorit.

Lamtumira e Jurgen Klopp nga “The Reds” shtyn edhe më tepër Realin që të këmbëngulë në transferimin e Arnold.

Spanjollët besojnë se pa teknikun gjerman në Anfield, do të jetë më e lehtë për t’i rrëmbyer Liverpoolit një nga yjet më të shndritshëm. Për momentin ende nuk ka një informacion mbi preferencat e Arnold që me fanellën e Liverpool numëron më shumë se 300 ndeshje.

Reali sapo e ka nisur ofensivën në drejtim të anësorit dhe e ndjek me nga afër situatën në klubin anglez duke e vendosur Trent Alexander-Arnold një objektiv për merkaton e verës së vitit 2024.