Reali i Madridit vazhdon të kërkojë një sulmues në treg si zëvendësues për kapitenin Karim Benzema. Por tashmë hapësirat janë ngushtuar ndjeshëm.

Emrat në qarkullim janë të paktë. Ndërkohë që mediat spanjolle kanë bërë me dije se “Los Blancos” i janë kthyer edhe njëherë tjetër pistës “Haverc”.

Sulmuesi i kombëtares gjermane dhe Çelsit është kërkuar edhe në verën e vitit 2020 nga Reali, por ai zgjodhi Çelsin.Në orët e fundit, nga Spanja raportohet se Reali ka nisur të bëjë disa sondazhe në lidhje me sulmuesin.

Gjithsesi, ata raportojnë se do të jetë e vështirë për ta shkëputur atë nga Çelsi, parë dhe faktin se blutë e Londrës kanë humbur Lukakun dhe Timo Vernerin.