Në Spanjë ngulin këmbë: Reali i Madridit do synojë me patjetër Ikardin për sezonin e ardhshëm. Në të vërtetë u përfol edhe për një përpjekje në janar të Florentino Perezit, pistë megjithatë e pamundur për momentin, mbi të gjitha me Interin në katet e larta të Serisë A: klauzola prej 110 milionësh është e vlefshme nga i pari i korrikut deri në 15.

“Marca”, e përditshmja sportive zakonisht shumë e përpiktë lidhur me çështjet e klubit më prestigjioz në botë, shkruante: “Informacionet që ndodhen në duart e drejtuesve të Realit të Madridit sinjalizojnë një Ikardi totalisht të pjekur nga pikëpamja sportive dhe në nivel personal, faktor kyç për klubin e Madridit. 

Dhe në ‘Bernabeu’ e dinë mirë se do shërbejnë së paku 100 milionë euro për të nisur bisedimet”. Pa harruar që për Ikardin, përveçse “Galaktikët”, janë të interesuar edhe Bajerni i Mynihut dhe Paris Shën Zhërmeni. POR MAURO… – Plusvalenca e mundshme që do sillte Ikardi, duket sot rruga e vetme e mundshme për të sistemuar bilancin e për të liruar merkaton zikaltër.

Nga këtu lind shqetësimi i tifozërisë zikaltër që për momentin mund ta bëjë gjumin e qetë në sajë të dëshirës së klubit dhe vetë lojtarit: ka një gatishmëri maksimale për të rinovuar kontratën (deri në qershor 2023) e për të modifikuar klauzolën (me një pagë vjetore prej 7 milionësh). Ndërkaq, pikërisht Ikardi duket t’u ketë rrëfyer miqve që “ose më largon Interi, ose qëndroj në Milano deri në fund të karrierës…”.

Koncept, të cilin e përsërit thuajse në çdo intervistë dhe e përforcon me sjelljet në fushë.Sot, Mauro është shumë i lidhur si me dhomat e zhveshjes, po ashtu edhe me tifozët. Së fundmi ka ardhur edhe “armëpushimi” me “Curva Sud” pas “ngricës” në vijim të disa vargjeve të autobiografisë së Mauros.