Është rritur ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit në këtë shtet janë konfirmuar me koronavirus 5, 057 raste të reja nga 219,778 teste të realizuara.

Po ashtu, gjatë këtij harku kohor kanë humbur jetën 15 qytetarë nga koronavirusi, ndërsa shtrimet në spitalet Covid janë rritur me 2.3%.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 1,484 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4,119,607 të shëruar. Ndërkohë, në kujdes intensiv ndodhen 158 pacientë.