Dosja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela është regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Këtë të enjte pritet që dosja të shyrtohet, e pasi të caktohen anëtarët që do shqyrtojnë çështjen do vendoset edhe për datën se kur do zhvillohet seanca e parë ndaj Tahirit. Ish ministri u dënua me 5 vite burg nga Shkalla e Parë, vendim i cili u konvertua në 3 vite shërbim prove.

Ndërsa kujtojmë se Apeli e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë, me argumentin se kjo gjykatë kishte gabuar në rikualifikimin e akuzës nga “trafik i narkotikëve” në “shpërdorim detyre”.