1.7 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri vetëm 3 muajt e parë të vitit 2024. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se është vendosur një rekord i ri në turizmin tonë.

“Mbi 1,7 milionë turistë të huaj na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, duke vendosur një rekord të ri për industrinë tonë të re të mikpritjes. 734 mijë vizitorë e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% më shumë se marsi i vitit të shkuar, duke shenjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë”, shkruan Rama.