ROME– Një çmim rekord shitjeje për të parën nga 6 makinat e përdorura në serinë e suksesshme televizive Batman. Makina e shitur në ankand arriti shifrën rekord prej 4,6 milion dollarësh (rreth 3,44 milion euro) dhe renditet kështu e para në listën e makinave të shitura që janë përdorur më parë në filma apo seriale televizive.  

Automjeti në fjalë u ndërtua në vitin 1966 nga specialisti i Hollywood-it George Barris dhe u ble nga koleksionisti Rick Champagne nga Phoenix, Arizona.