Këngëtarja e dashur për publikun, Remzie Osmani teksa ka qënë e ftuar në një intervistë për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ka rrëfyer se si i ka shpëtuar burgut në moshën 13-vjeçare.

Këngëtarja tregoi se për shkak të këngëve patriotike në adoleshencë kishte rrezikuar burgun nga regjimi i asaj kohe, por që kishte paguar para për mos të shkuar pas hekurave.

“Unë kam qenë e dënuar për këngë nacionaliste si një 13-vjeçare pa i mbushur akoma 14-të dhe kam paguar para për të mos shkuar në burg.

Për të mos shkuar në burg në atë kohë si shumë kolegë të mi dhe shumë anëtarë të shoqërisë më është dashur të paguaja të holla që të konvertuara në euro janë rreth 4 mijë.” , është shprehur Remzie Osmani.