Tërmeti më i fortë prej një shekulli në Meksikë goditi bregdetin jugor të vendit, duke vrarë të paktën 58 persona e plagosur të paktën 200 të tjerë, ndërsa presidenti Enrique Pena Nieto tha se bilanci i rende s’është ende përfundimtar.
Lëkundja sizmike prej 8.2 ballësh e kishte epiqendrën në Paqësor, rreth 90 km në jugperëndim të zonës së Pijijipanit.
Pas tërmetit, i menjëhershëm ishte alarmi për cunami, por fatmirësisht nuk u verifikua asnjë i tillë.
Tërmeti shkaktoi panik mes popullsisë dhe njerëzit vrapuan të tmerruar në rrugë, ndërsa lagje të tëra mbetën në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Lëkundja e fuqishme e tokës zgjati thuajse një minutë.
Pas lëkundjes kryesore, u regjistruan edhe disa lëkundje dytësore, më e forta e të cilave 5.7 ballë.
Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Meksikë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rama në konferencën rajonale për digjitalizimin: Teknologjia na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë tjetër
Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Elbasan, arrestohet regjisori Petri Bozo
Goditja e grupit të Igli Kamberit, SPAK njoftim zyrtar: 15 masa sigurie në Shqipëri, Itali dhe Spanjë, mes tyre edhe 4 gra
Fund i një bashkëpunimi historik: Ed Sheeran largohet nga labeli i tij diskografik





