Drejtoria Vendore e Policise Korçë, RENEA, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.

Operacioni zhvillohet për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar me dhjetëra kontrolle, janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

RENEA ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.