BRITANI, 22 mars 2013- Britania e Madhe është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore.
Qindra shkolla janë mbyllur si pasojë e motit të keq ndërsa në disa rrugë qarkullimi i automjeteve ka qenë i vështirë.
Reshjet e dendura të dëborës, që filluan gjatë natës pritet të vazhdojnë edhe në 48 orët e ardshme.
Për shkak të reshjeve të dëborës aeroporti ndërkombëtar Leeds Bradford anuloi të gjitha fluturimet.





