Teksa ishin në mes të emisionit “Views”, dy moderatoreve amerikane në “ABC” u është kërkuar LIVE që të largohen nga studioja pasi kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Ana Navaro dhe Sunny Hostin, që të dyja të vaksinuara, u larguan nga studioja televizive disa minuta pasi zëvendëspresidentja amerikane Camala Harris do të duhej të shfaqej për një intervistë në studio.

“Mendoj se këtu po ndodh diçka që nuk jam 100 për qind e vetëdijshme për atë. A mundet dikush ju lutem të më informojë për situatën”, thotë Joe Behas.

Harris është dashur të shkojë në një studio tjetër në selinë e ABC në New York. E pas një blloku publicitar, iu bë me dije shikuesve që Sunny dhe Anna duket se kanë rezultuar pozitive më COVID-19.

“Ju të dyja duhet të dilni nga studio”, dëgjohej një zë që vinte prapa kamerave. Një nga prezantueset ishte gati të prezantonte zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, kur një zë tjetër që vinte prapa kamerave i thoshte “jo”.