Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton rifilloi fushatën me rekomandimin e mjekut pas disa ditësh ndërprerje për shkak të pneumonisë, duke deklaruar se është e aftë për ta përballuar fushatën dhe pse jo për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Koha në shtëpi më ndihmoi për të reflektuar. Më jepni mundësinë të jem presidentja juaj”, deklaroi Hillary Clinton nga mitingu i saj në Karolinën e Veriut.

Sëmundja e Clinton-it u bë publike kur ajo u largua nga shërbimi përkujtimor për 11 shtatorin në New York dhe u shfaq në një video, gati duke u rrëzuar kur do hipte në makinë. Ky episod shkaktoi pyetje dhe konspiracione të mëdha për shëndetin e Clinton-it, aq sa u arrit të aludohej se kandidatja demokrate po përdorte sozinë e saj.

Edhe rivali i saj republikan Donald Trump rifilloi sulmet për këtë temë, ndërkohë që ai shpesh ka shprehur dyshime nëse Clinton ka energjinë e mjaftueshme për të shërbyer si komandante e përgjithshme.