Rikja e Elona shkojnë e ulen në kolltuk, ndërkohë që Rikja shpreh mallin për familjen, duke thënë se nuk ka ndenjur kurrë larg tyre. Rikja tregon se është shumë e lidhur me të ëmën. Ndërsa Elona e këshillon se ajo nuk duhet të mendojë asgjë veç lojës gjatë qëndrimit në shtëpi, duke i marrë shembull edhe veten e saj.

Ajo thotë se është shumë lidhur me motrat në Francë dhe se nuk kalon një ditë pa i takuar ato, por gjatë qëndrimit në Big Brother është fokusuar te loja, pa dashur që t’ia vështirësojë gjërat vetes. Ndërsa Rikja ndihet shumë mirë nga fjalët e saj dhe i thotë se ajo është e vetmja që i jep forcë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Më pas ajo tregon se familja e saj ka shumë nevojë për të, pasi nuk kanë të ardhura të tjera veç atyre që ajo çon në shtëpi. Kjo gjë e fut shumë në merak Riken për familjen e saj.

Më pas vajzat vendosin të largohen, duke shkuar në nj tjetër ambient të shtëpisë.
Ato shkojnë në dhomën e gjumit, ku Rikja preket teksa flet për familjen, ndërsa Elona e ngushëllon dhe i kërkon që të bëhet e fortë.
Rikes i vjen keq kur banorët e gjykojnë, duke menduar se ajo ehtë materialiste dhe se e vlerëson lekun. “Ato janë gocat e mamit, babit, por nuk e dinë se kush jam unë në të vërtetë”, shprehet Rikja, ndërsa Elona thotë se e kishte kuptuar që ajo do të kishte një jetë të vështirë. “Unë nuk dua të jem kështu”, thotë Rikja teksa loton.

Elona i tregon Rikes se edhe ajo ka pasur një jetë të vështirë dhe se nuk duhet të mendojë farë se çfarë mendojnë të tjerët për të, por duhet të mendojë të shijojë qëndrimin e saj në shtëpi e të japë maksimumin e saj.

Shpendi flet për ish-gruan dhe divorcin

Ndërkohë që Elona dhe Shpendi janë duke diskutuar për planin kundër Anaidit e Joanës, aty shkon edhe Eldora e më pas Rikja, e cila futet në bisedë me ta. Shpendi thotë se Rikja ngjan shumë me ish-gruan e tij, ndërsa Rikja përfiton për ta pyetur se përse martesa e tyre ka marrë fund. Ai tregon se vajza e tyre ka qenë vetëm dy muajsh kur vendosën që të divorcoheshin. “Vajza nuk mundi t’ju lidhte dot?’, e pyet Rikja, ndërsa Shpendi e sqaron se kishte arritur një moment kur asgjë nuk mund të ndikonte dot për mirë, pavarësisht se të dy kujdesen shumë për vajzën e tyre. Ai tregon se kishte 9 vjet që e njihte gruan e tij, por nuk mjaftuan për ta penguar divorcin e tyre.

Edberi shkon tek banorët në kopsht, të cilët e përqafojnë dhe e komplimentojnë për të dashurën e tij simpatike. Ndërsa Rikja justifikohet për sjelljen e saj dhe thotë se përsëri ndihet keq për mënyrën se si ka reaguar ndaj saj. Edberi i bën të ditur se sjellja e saj nuk ishte aspak e gabuar, por tregon se ndihet shumë i lumtur që e ka takuar dhe e falënderon shumë Vëllain e Madh për këtë surprizë të mrekullueshme.

Vigani ndodhet në kuzhinë, ku Eldora i thotë se Joana është ndier shumë keq që ai e ka nominuar, ndërsa Vigani ia kthen: “E pashë”, por pa dashur ta komentojë më tej. Kjo gjë i bën përshtypje Eldorës, e cila e diskuton me Ilirin. Iliri e anashkalon, duke thënë se nuk është faji i Viganit që i justifikua tek Joana pse e nominoi. “Ata janë rrodhe, s’ka faj Vigani’, shprehet Iliri, duke mbyllur diskutimin.

Vigani e instrukton Edberin: “Duhet të rrimë afër Joanës e Anaidit për hir të lojës”

Vigani dhe Edberi dalin në kopsht e fillojnë të diskutojnë lidhur me planet që kanë për strategjinë e lojës së tyre në vazhdim. Edberi merr shkas nga biseda me të dashurën,nga e cila ka kuptuar se ata janë duke bërë një lojë shumë të mirë me banorët e tjerë në mbrojtje të sekretit të tyre.

Ndërsa Vigani i tregon atij për sa i përket lojës që është duke bërë me Anaidin e Joanën, duke i treguar se ka bërë një bisedë me të dy, duke u shtirur se është ndier keq prej nominimit që i ka bërë Joanës e madje edhe për faktin që i ka kërkuar falje Joanës. Ai thotë se i intereson që njëri prej tyre të rrijë afër tyre, në mënyrë që ata të jenë sa më në brendësi të ngjarjeve në shtëpi e sa më afër të gjithëve. “Ah loja, loja”, shprehet Vigani, duke thënë se është i gatshëm të bëjë gjithçka për hir të lojës.

Shpendi shkon në dhomën e ndenjes e fillon një bisedë me Eldorën, duke i treguar asaj se ndihet shumë keq nga loja që është duke bërë Anaidi e Joana, ndërkohë që fillon të tregojë për veten dhe vlerat e tij. Eldora e mbështet e i tregon konsideratën që ka ndaj tij. “Nuk është gjithçka loja”, shprehet Shpendi, duke thënë se vlerat e njeriut qëndrojnë në plan të parë.