14 shtator 2015 – Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata që udhëtojnë në superstradën Durrës-Tiranë. Tashmë shpejtësia maksimale është 90 km/orë dhe jo 60 km/orë siç ishte muajt e fundit.

Në foto tregohet dhe vendosja e tabelës që specifikon qartë se kufiri maksimal i shpejtësisë është 90.

Nësë më parë shoferët janë ankuar shpesh se nuk e shkelnin dot pedalin e gazit ashtu si dikur në këtë aks rrugor, tanimë nuk kanë më arsye. Gjithçka është kthyer në normalitet.

/S.L. portali DurresLajm/