Plani i Egjiptit për të rindërtuar Gazën do të kushtojë 53 miliardë dollarë.
Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelati tha se një plan rindërtimi i Gazës që do të siguronte që palestinezët të mbeten në tokat e tyre është hartuar dhe do të prezantohet në konferencën urgjente arabe që do të mbahet sot.
Reuters raporton se plani prej 112 faqesh përfshin harta që tregojnë se si do të rizhvillohet Gaza dhe imazhe të zhvillimeve të banesave, kopshteve dhe qendrave komunitare të krijuara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.
Plani përfshin një port tregtar, një qendër teknologjike dhe hotele buzë detit.
🇪🇬-🇵🇸
— ConflictLive 💬 (@conflict_live) March 4, 2025
Egypt’s $53 billion Gaza Reconstruction Plan:
▶️ Total timeline: 5 years
▶️ Early recovery (6 months): Debris removal, temporary housing
▶️ Phase 1 (2 years): 200,000 housing units ($20 billion)
▶️ Phase 2 (2.5 years): 200,000 more units, Gaza airport ($30 billion) pic.twitter.com/9DwlgP5vrO