TIRANË, 15 nentor 2013 – Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë thirrje që shqiptarët të ngrenë zërin për të mos lejuar ardhjen e armëve kimike siriane në Shqipëri. 
Në një mesazh ne Facebook , ajo thotë se është e terrorizuar nga ajo që po ndodh në Shqipëri. 

“Sapo kam marrë disa mesazhe nga fansat e mi, që më informojnë për atë që po ndodh në Shqipëri. Jam totalisht e shokuar dhe e tmerruar. Më vjen keq që nuk mund t’ju ndihmoj aty sepse kam ngecur në studio. Jam me ju djema, le të ngremë të gjithë zërin për të ndaluar shkatërrimin e këtyre armëve kimike në Shqipëri. të gjithë së bashku të shpëtojmë kulturën tonë, KOMBIN TONE,” shkruan Rita Ora.