5korrik 2015 – Kapiteni i Teutës, Bledian Rizvani, i cili pak ditë më parë festoi 30- vjetorin, shprehet i sigurt për ecurinë e skuadrës gjatë sezonit të ri.“Gardiani”, ka premtuar arritjen e objektivit, i cili është sigurimi i një bilete për në Europë. “Teuta ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ri. Sikurse e keni parë, skuadra përbëhet nga një kontingjent shumë cilësor, i cili premton ecuri pozitive dhe stabilitet. Drejtuesit e klubit kanë afruar disa lojtarë të vlefshëm për skuadrën. Sikurse deklaroi presidenti, ne presim edhe disa përforcime të tjera gjatë këtyre ditëve, mundësisht përpara se të nisemi drejt Bullgarisë për fazën përgatitore. Të gjithë së bashku do të ndërtojmë një skuadër të pathyeshme”. Merkato dhe stafi i ri teknik ka shtuar dozat e besimit në radhët e “djemve të detit”.Më tej, kapiteni thotë:“Këtë sezon do të kemi një objektiv të qartë, i cili është prerja e një bilete për në Kupat e Europës. Pra, duhet të përgatitemi për një luftë shumë të fortë. Personalisht kam shumë besim se, në fund të sezonit, këtë objektiv do ta kemi arritur, ndonëse nuk do të jetë shumë e lehtë”.Ndërkaq, durrsakët kanë zhvilluar dje pasdite seancën e radhës stërvitore. Tekniku Magani ka menduar që tre-katër ditët e para skuadra të ushtrohet me nga një seancë stërvitore në ditë dhe më pas puna në kampin durrsak do të intensifikohet. Skuadra edhe për nëntë ditë të tjera do të stërvitet në Durrës, kurse më datë 12 korrik do të zhvendosen në Bullgari, ku do të kryejnë fazën përgatitore. Drejtuesit kanë paralajmëruar se skuadra do të kompletohet përpara nisjes për fazën përgatitore. Sipas presidentit, Teuta ka nevojë për një sulmues me eksperiencë dhe një qendërmbrojtës.
Rizvani: Teuta në elite sezonin e ri
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përdorën Inteligjencën Artificiale për t’i marrë 100 mijë euro 70-vjeçarit në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë, në kërkim një tjetër
Alarmi i transportit publik, kërkohet kompensimi i naftës deri në shtator ose do të reduktojnë qarkullimin
Telegraph: Sulmi kibernetik mbylli termocentralin në Mbretërinë e Bashkuar, ja kush fshihej pas tij
Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nga Beogradi, Kurti: Solidariteti ynë me Ukrainën nuk ka qenë kurrë një transaksion





