Gjithçka është e kryer, skuadra e Romës është një hap larg firmës me Granit Xhakën.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, drejtori i përgjithshëm i skuadrës verdhekuqe Tiago Pinto ka gjetur akordin me lojtarin shqiptar me pasaportë zvicerane.

28-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 4 vjeçare prej 2,5 milionë eurosh në sezon.

Me skuadrën e Arsenalit që pritet t’i shkojnë 18 milionë euro plus bonuset për transferimin në kryeqytet të Granit Xhakës.