José Mourinho do të qëndrojë në Romë. Nëpërmjet një gjesti që A”Special One” bëri në fund të ndeshjes Roma-Spezia, ai lë të kuptohet se do të respektojë kontratën deri në fund të sezonit të ardhshëm.

“Këtu, unë do të qëndroj këtu”, thotë me gjeste portugezi i cili nuk ka më as opsionin për të zgjedhur PSG pasi francezët do të nënshkruajnë me Julian Nagelsmann.

Gjatë dy viteve të fundit, Mourinho ka fituar një Conference League me Romën por pas finales së Europa League me Sevilla-n, ai la të hapur çështjen e së ardhmes duke kërkuar nga klubi më shumë mbështetje dhe investime që mesa duket do t’i marrë.