Nuk ka më vend për dyshime. Ylli i Real Madritit, Christiano Ronaldo së shpejti do të bëhet baba. Disa ditë më parë mediat aluduan për një shtatzëni të mundshme të së dashurës së tij Georgina Rodriguez, pasi në një foto të postuar nga Ronaldo, ku ajo dukej e ulur në divan me barkun e fryrë linte vend për dyshime. Megjithatë poza nuk ishte e qartë, ndaj u la si një lajm i pakonfirmuar.

Por tani të gjitha janë të qarta, ajo është fotografuar me barkun e fryrë teksa pushon në Korsikë së bashku me Ronaldon. Rodriguez është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe po pret binjakë. Ronaldo dhe modelja janë në lidhje prej kohësh dhe së shpejti ata do të bëhen edhe prindër të dy fëmijëve. Çifti ka bërë pak ditë pushime, para finales së Ligës së Kampionëve që do të mbahet të shtunën.