2 gusht 2015 – Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes do të martohet. Super ylli i Real Madridit i ka bërë një dhuratë të pabesueshme duke i blerë atij një ishull në Greqi.

Ronaldo ka shpenzuar 50 milionë për blerjen e ishullit për agjentin e tij. Mendes është një nga njerëzit më të pasur në Portugali me një pasuri prej 100 milionë eurosh.

Në dasmën e tij do të jenë shumë emra të mëdhenj si : Cristiano Ronaldo, James Rodriguez, Pepe, Radamel Falcao, Jose Mourinho, Jorge Jesus.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/