Konferenca e shtypit pas garës së djeshme të Moto GP të zhvilluar në pistën e Misano, ka dhuruar të tjera emocione, sidomos në momentin e debatit mes dy pilotëve të Yamaha, Valentino Rossi e Jorge Lorenzo. Dy shokët e skuadrës, edhe për pak muaj, kanë akuzuar njëri-tjetrin për parakalimin që Rossi bëri ndaj Lorenzos në xhirot e para. “Ishe shumë agresiv në pistë, nuk kishte nevojë të më parakalonte në atë mënyrë në pistë. Ky është stili i tij, ndërsa pilotët e tjerë nuk e bëjnë në atë mënyrë parakalimin. Nëse nuk do të kisha ndryshuar trajektore do të ishim përplasur të dy”, tha Lorenzo. I menjëhershëm reagimi i Rossit, që replikoi ndaj këtij komenti të shokut të skuadrës. “Nuk është e vërtetë ajo që thua, mjafton të shohësh pamjet televizive dhe do të kuptosh që e ke gabim. Atëherë, çfarë dueht ët them unë për parakalimin e Marquez në Silverstone. Mos harro, se edhe ti parakalon po në të njëjtën manyrë agresive në pistë”, ka qenë komenti i Valentino Rossit në konferencën e shtypit pas garës. Dy pilotët e Yamaha ndaheshin nga Dani Pedrosa me Honda, që fitoi garën, ndërsa Rossi doli i dyti dhe Lorenzo i treti. Dnrsa kryesuesi i Moto GP, Marc Marquez, u rendit i katërti.
Rossi-Lorenzo, sherr pas garës për parakalimin e italianit (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





