Të drejtat e autorit është një nga problemet e shumta të vendit tonë. Kjo çështje ka prekur më së shumti botën e muzikës dhe teksteve. Të shumta kanë qenë rastet kur këngëtarë të ndryshëm kanë bërë denoncime për vjedhje të tekstit apo medolisë.

Ky problem duket se ka kapur edhe Rozana Radin, e cila njihet si një tekstshkruese mjaft e kërkuar. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo duket sikur denoncon një problem apo vjedhje të mundshme që mund t'i kenë bërë krijimeve të saj. " Mund të më shpjegojë njeri, çfarë po ndodh me të drejtat e autorëve?? Kush po i merr të drejtat e të gjithë teksteve të mia? Merreni seriozisht këtë punë se do më detyroni t'ju bllokoj këngët që mbajnë firmën time. Unë i kam të gjitha tekstet të regjistruara" shkruan këngëtarja.