Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 32-vjeçarin Ermal Zija, i cili dyshohet se ka dhunuar fizikisht djalin e mitur të bashkëjetueses së tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.